HISTORIKU I SPITALIT TË PËRGJITHSHËM NË PEJË

 

Bërthama e parë e shëndetësis në Komunën e Pejës daton nga viti 1920. Me 5 qershor të vitit 1925 duke pasur për bazë situatën e rëndë të shëndetësisë kosovare në përgjithësi dhe shëndetësinë publike në veçanti merret qëndrimi që të themelohet shërbimi higjieniko-epidemiologjik  në Pejë me ndihmën e fondit “Rockfeler” nga SHBA dhe me këtë datë janë vënë bazat e Mjekësisë Preventive në Kosovë andaj edhe shënohet si ditë festive e themelimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe sot.

Në vitin 1944 shëndetësia zhvillohet në një shtëpi private të atëhershme të quajtur KULLA E BEGUT. Ka qenë qendër e ofrimit të ndihmës shëndetësore të pacientëve me patologji të ndryshme.

Në vitin 1944 vije mjeku i parë kirurg nga Shqipëria i cili ofron ndihmën mjekësore në kushte të rënda të pasluftës.

Në vitin 1947 lëshohet në punë pas renovimit ndërtesa e lëshuar nga forcat ushtarake italiane e cila ndërtesë ka shërbyer si spital i qytetit gjerë në vitin 1974.

Në afërsi të ish Entit Higjienik kanë qenë dy ndërtesa një katëshe përdhese disa dhomëshe, njëra prej tyre e dedikuar për sëmundje infektive ndërsa tjetra për sëmundje të lekurës. Kuadri vendor për ofrimin e ndihmës mjekësore ka qenë deficit kështu që kuadri i ardhur nga regjionet për rreth si nga Shkupi e të tjera ka qenë i involvuar në punë për një kohë të gjatë për lëmi të ndryshme.

Në kompleksin e shëndetësisë pejane ka funksionuar me dekada Spitali per shërimin e Tuberkulozit dhe sëmundjeve tjera të mushkërive ”ALI KELMENDI” i cili ka dhënë kontribut të madh në shërimin e sëmundjes së tuberkulozit për pacientët jo vetëm nga Peja dhe regjioni i Pejës por edhe për pacient nga tërë Kosova pasi ka ushtruar funksionin e sonatoriumit.

Duke marrë parasysh mungesën e kuadrit vendor dhe situatën e rëndë

shëndetësore në pasluftën e shëndetësisë pejane kontribut të madhë kanë dhënë kuadrat siç janë:

Dr. Shefqet Lika, Dr. Nexhdet Qavolli, Dr. Skender Hajdari, Mustafë Ademaj, Dr.Binak Kastrati, Dr. Mahir Morina, Dr. Shaban Berisha, Dr. Shefqet Loci, Dr. Shemsedin Agusholli etj.

 

Spitali regjional është i ndarë në dy tërësi fizikisht të ndara.

Blloku kirurgjik i lëshuar në punë në vitin 1974 ku përfshihen të gjitha repartet e Bllokut Kirurgjik dhe Diagnostika.

 

Dy vite më vonë në vitin 1976 lëshohet Blloku i ri internistik i cili përfshinë në vete të gjitha repartet për shërimin e sëmundjeve të brendshme.

 

Peridha prej vitit 1991 e deri më qershor të vitit 1999 ishinë vite të stagnimit të Shëndëtssisë pejane për shkak të masave të dhunshme të futura edhe në Spital nga pushteti i atëhershëm i Serbisë.

Me aplikim e masave të dhunshme spitali ka qenë një barrierë e fortë për mospranimin e kuadrit shqiptar kështu që ka qenë periudhë e stagnimit në aftësimin dhe punësimin e kuadrave të reja.

Viktimë e terrorit kanë rënë edhe dy mjekë pejan — Dr. Nuradnin Ceka Zejnullahu — internist dhe Dr. Xhevat Gashi — mjekësia e përgjithshme.

Spitali pas vitit 1999

Me angazhimi maksimal të personelit mjekësor nga qershori i vitit 1999 ka qenë fillimi i aktivizimit të punës në Spital praktikisht nga zeroja, pa pajisje, me objekte të papërshtatshme për punë, pa material sanitar, paisje mjekësore të demoluara dhe me kuadër deficitar në mangësi. .

Duhet cekur se në rifillimin e punës së Spitalit dhe rimbëkëmbjen e Shëndëtsisë pejane ndihmë të madhe kanë dhënë Organizatat ndërkombëtare kryesisht Italiane në mbikqyerjen e “KOOPERACIONIT ITALIAN” si dhe Organizata Franqeze “MJEKET PA KUFI”  duke investuar në adaptimin e objekteve shëndetësore por edhe në trajnimit e stafit shëndetësorë.

 

Pas fazës emergjente të pasluftës pas donacioneve kanë filluar investimet nga buxheti i Spitalit nga ana e Ministritë së Shëndetësisë si dhe nga Ministritë e tjera dhe tashmë mund të themi se Spitali është në një gjendje relativisht të mirë të objekteve dhe pajisjeve e sidomos të stafit shëndetësorë që të ofrojë shërbime cilësore për banorët e Rajonit të Pejës.

 

Aktualisht Spitali ka këto repartee dhe njësi:

Reparti Gjinekologjik Akusherik, Neonatologjia, Pediatria, Kirurgjia, Ortopedia, Urologjia, ORL, i Syve,

Internistika, Njësia Koronare, Reparti i lëkurës, Infektiv,  Pneumoftiziogjik, Neurologjia, Dializ, Psikiatria, Urgjencat Kirurugjike Internistike, Kujdesi Inteziv, Salla e Operacionit dhe Anestezioni, Laboratori, Transfuzioni i Gjakut, RO Kabineti, Farmacia, Fiziatria dhe Ambulancat Specialistike.

 

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kapacitet prej 397 shtretër, ndërsa në një vit kryenë mbi 750 mijë shërbime apo mestarisht 2,105 shërbime në ditë. Numri i të shtrirëve në Spital brenda një viti shkon mbi 15 e 500 pacientë.

 

Spitali i Përgjithshëm në Pejë aktualisht ka 558 të punësuarë dhe nga ta 417 janë punëtorë shëndetësorë 113 Mjek/e Specialist, 304 Infermier/e, ndërsa 114janë të angazhuar në shërbimet mbështetëse dhe atë shërbimin finaciar, shërbimin juridik dhe shërbimin teknik.