Thuhet se bërthama e parë shëndetësore në Komunën e Pejës daton nga viti 1920.
Në vitin 1944 shëndetësia zhvillohet në një shtëpi private të atëhershme të quajtur Kulla e Begut. Ajo ka qenë qendër e ofrimit të ndihmës shëndetësore të pacientëve me patologji të ndryshme.          
Në vitin 1944 vjen mjeku i parë , kirurg , nga Shqipëria i cili ofroi ndihmën mjekësore në kushte të rënda të pasluftes se II-te boterore.    
Ne vitin 1947 , pas renovimit , leshohet ne pune ndertesa te cilen  me pare e kishin shfrytezuar forcat ushtarake Italiane dhe e cila me pas sherbeu si spital i qytetit gjerë në vitin 1974.
Në afërsi të ish Entit Higjienik kanë qenë dy ndërtesa një katëshe përdhese disa dhomëshe,njëra prej tyre e dedikuar për sëmundje infektive ndërsa tjetra për sëmundje të lëkurës.Kuadri  vendor për ofrimin e ndihmës mjekësore ka qenë deficitar ,  kështu që,  kuadri i ardhur nga regjionet për rreth , p.sh. ,   Shkupi e vende tjera , ka qenë i involvuar në punë për një kohë të gjatë për lami të ndryshme.                                                                                        
Në kompleksin e shëndetësisë Pejane ka funksionuar me dekada Spitali për shërimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve tjera të mushkërive  “Ali Kelmendi ”  , i cili pasi  ushtroi funksionin e Sanatoriumit  dha  kontribut të madhë në shërimin e sëmundjes së tuberkulozit për pacientët jo vetëm nga Peja dhe regjioni i Pejës por edhe për pacientë nga tërë Kosova
Duke marrë parasysh mungesën e kuadrit vendor dhe situatën e rëndë shëndetësore , në pasluftën e shëndetësisë Pejane kontribut të madhë kanë dhënë kuadrat siq janë:                                                                                 
                                     Dr. Shefqet Lika,
                                     Dr. Nexhdet Qavolli,
                                     Dr. Skender Hajdari,
                                     Dr. Mustafë Ademaj,
                                     Dr. Binak Kastrati,
                                     Dr. Mahir Morina,
                                     Dr. Shaban Berisha,
                                     Dr. Shefqet Loci,
                                     Dr. Shemsedin Agusholli etj.
Shëndetësia Pejane nuk ka mbetur pa u prekur dhe viktimizuar nga terori serb. Viktimat  e terorit serb ishin  edhe dy mjekët Pejanë :
                                     Dr. Nuradin Ceka Zejnullahu – internist dhe                  
                                     Dr. Xhevat Gashi – mjekësia e përgjithshme.
Në periudhen prej vitit 1991 gjerë me 1999 me aplikim e masave të dhunshme spitali ka qenë një barierë e fortë për mospranimin e kuadrit Shqipëtar kështu që ka qenë periudhë e stagnimit në aftësimin dhe punësimin e kuadrave të reja.
Qershori i vitit 1999 ka qenë fillimi i aktivizimit të punës në Spital praktikisht nga zeroja, pa paisje, me objekte të paaftësuara për punë, pa material sanitar, me paisje mjekësore të demoluara dhe me kuadër deficitar në mangësi.
Spitali regjional momentalisht është i ndarë në dy terësi fizikisht të ndara :
Blloku kirurgjikë i lëshuar në punë në vitin 1974 ku përfshihen të gjitha repartet e Bllokut Kirurgjikë dhe Diagnostoka.
Dy vite më vonë , në vitin 1976 ,  lëshohet Blloku i ri internistikë i cili përfshinë në vete të gjitha repartet për shërimin e sëmundjeve të brendshme.
Angazhimi maksimal i personelit mjekësorë nga qershori 1999 i bashkangjitet punës në Spital dhe ardhja në ndihmë e Kooperacionit Italian, në fillim edhe me ndihmen e shoqatës Franqeze Mjekët pa kufi ,  fillojnë të rimëkëmben shumë njësi të spitalit siq ishte rehabilitimi i rrjetit të ujit dhe kanalizimit, rehabilitimi i rrjetit elektrik, sigurimi i ushqimit për pacientë , rehabilitimi i traktit operativ – Sallave të operacionit dhe Emergjences dhe me keto veprime filluan të rimëkëmben shumë funksione të domosdoshme për funksionimin e drejtë të spitalit.
Me kohë fillojnë të kyqen shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare kryesisht italiane të gjitha këto në mbikëqyrje të Kooperacionit Italian.
Me angazhimin maksimal dhe insisitimin permanent të stafit vendor dhe përfaqesimin e organizatave ndërkombëtare fillon renovimi i Sallave të operacionit dhe nga dy zgjerohen në pesë,  renovohet Diagnostika në tërësi, rentgeni, laboratori biokimik- hematologjik dhe transfuzioni i gjakut. Në këtë kompleks renovohet në tërsi edhe Emergjenca e Bllokut Kirurgjikë. Në këtë tërsi përveq renovimit bëhet njëkohësisht edhe paisja me aparaturë mjekësore nga rentgeno- aparatet, aparatet e ulatrazërit, ultrazëri mobil, rentgeni mobil. Hapet qendra e parë diagnostike me CT kabinet , e para në Spitalet e Kosovës e cila është në funksion e siper.
Pastaj fillojnë renovimet e njësive tjera siq janë Reparti ortopedik nga “Cestas” , Reparti kirurgjikë dhe urologjikë me mjete vetanake, Reparti i ORL-së, Reparti oftalmologjik, Reparti neonatologjik , Reparti gjinekologjiko-obstetrik , me mjete vetanake poashtu, Salla obstetrike nga Kryqi i Kuq Gjerman, Reparti pediatrik , poashtu nga shoqata Gjermane është renovuar në tërsi dhe është paisur me dhomën e qëndrimit ditor dhe i zbavitjes për fëmijë.
Blloku internistikë me të gjitha repartet e veta është renovuar në tërësi të gjitha këto me ndihmën financiare të shoqatave Italiane në mbikëqyrjen e Kooperacionit  Italian.
Është bërë formimi i Departamentit për nëna dhe fëmijë, dhe është bërë transferimi i Repartit të fëmijëve nga Blloku internistikë në Bllokun kirurgjikë më çka është bërë lidhja fizike ne mes te  Repartit gjinekologjiko-obstetrik , te  neonatologjisë dhe atij pediatrikë.
Është kryer transferimi i Repartit infektiv në katin përdhesë të Bllokut internistikë ( pas luftës ka punuar në kushte të rënda higjieniko sanitare në katin përdhesë të Entit higjienik i cili nuk i ka plotësuar kushtet minimale për trajtim të pacientëve).
Është bërë ndarja fizike e Repartit të neuropsikiatrisë në Repart të neurologjisë dhe Repart të psikiatrisë .
Eshtë renovuar dhe aftësuar për punë Qendra emergjente e Bllokut internistikë me Njësinë koronare  dhe Diagnostike-Intenistike – Defibrilator, ehokardiografi, ergometri, ehodopler i enëve të gjakut, gastroskopi ,kolonoskopi, bronhoskopi.
Është renovuar në tërsi Qendra për dializimin e pacientëve dhe paisur me aparate të reja të fjalës së fundit të teknikes e tipit Fresenius.Qendra i dializon pacientët e regjionit të Pejës, ka mjek të përhershëm në dy ndrrime e sipas nevojës hapet edhe ndrrimi i tretë.              
Ndërtesa e shërbimit specialistik punon në oborrin e spitalit dhe punojnë të gjitha shërbimet specialistike nga të gjitha shërbimet të cilat punojnë në spital për të gjithë pacientët jashtë spitalor. Ky objekt në kuadër të spitalit ofron ndihmë edhe për trajtim specialistik ambulantor  poashtu dhe diagnostik pasi disponon me rentgen, ultraze, mamograf  dhe laborator në kuadër të objektit.
Në kushtet e rënda të pasluftës është bërë rehabilitimi dhe renovimi i morgut të spitalit i furnizuar me frigorifer .
Përveq investimeve të mëdha në anën mjekësore është investuar edhe në shërbimin paramedicinal: është renovuar në terësi ngrohja qendrore e cila ka kapacitet për ngrohjen e disa spitaleve, renovohet dhe paiset lavatorja, kuzhina e spitalit, dhe në oborrin e spitalit i ndarë fizikisht nga objekti është ndërtuari ri Inseneratori i cili shërben për djegjen dhe asgjasimin e mbeturinave medicinale.
Përveq investimeve të cekura më lartë të gjitha nga shoqatat italiane më ndihmen e tyre kanë investuar edhe në kuadrin kadrovik ku nga viti 2000 Kooperacioni italian çdo vjet në vazhdimësi dërgon mjekë të lëmive të ndryshme nga spitali jonë në qendrat e ndryshme italiane për aftësi të ndryshme.Çdo vit nga Italia vinë ekspertet italian dhe punojnë më kuadrin vendor në lëmi të cilat gjer me tani nuk kanë punuar (kirurgjia-laparaskopi dhe ortopedi-artroskopi), poashtu ndihma kadrovike nuk ka munguar as në trajnime, ligjerata dhe punë praktike në diagnostikë, kirurgji vaskulare, kirurgji e përgjithshme, onkologji, emergjencë, dermatologji, kursin e gjuhëve të huaja, kursin e kompjuterëve, qendra e telemjekësisë në zyrën e bibliotekës elektronike deri në orgamnizimin e simpoziumit nga kirurgjia e përgjithshme dhe vorkshopin në kirurgji me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Është investuar edhe në infrastrukturën e spitalit me rregullimin e rrugëve në oborrin e spitalit, asfaltimin e tyre, rregullimin e parkingjeve për automjete para Bllokut kirurgjikë, Bllokut internistikë dhe Ambulancave  specialistike. Ekziston agregati me kapacitet të madhë i cili mundëson furnizimin me rrymë 24 orë pa ndërprerë.
Analiza e drejtë e shfrytëzimit të kapacitetit të Spitalit ka pasur për pasojë redukimin e numërit të shtretërve të disa reparteve (ORL, Oftalmologji) redukohen në një repart drematologjia në dhjetë shtretër, pediatria. Në një aspekt të tillë, ish Spitali i mushkërive (analiza ka treguar se ka qenë më tepër e shëndruar në Spital geriatrik dhe social  me çka analiza ka treguar se redukimi i shtretërve është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm çka edhe është punuar në atë drejtim )  është integruar në tërsi në Spitalin regjional dhe shëndruar në Departament për sëmundjen e mushkërive , me çka edhe fizikisht ka kaluar në objektin e Bllokut internistikë dhe nga 340 shtretër, tani funksionon si departament me 80 shtretër pa probleme.
Integrohen në tërësi dhe shërbimi juridiko-administrativ, diagnostik,kuzhina,lavatorja, dhe ai teknik, dhe të gjitha këto shërbime inkorporohen dhe funksionojnë në tërësi të Spitalit regjional pa probleme në tejkalimin e numërit të punëtorëve.

 
 
  Spitali Rajonal Pejë,
+381 39 43 13 15 , contact@spitali-peje.com
Nena Tereze p.n. 30000 Pejë